Njihuni me 'vajzën-mace'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Korrik 2014, 08:25
Një vajzë 6-vjeçare nga Kina për shkak të sëmundjes së saj të rrallë, fëmijët e shkollës e thërrasin ‘vajza-mace’.Zhao Xinrui, në moshën 5-vjeçare filluan t’i dilnin njolla në kurriz me qime të zeza dhe sëmundja ka avancuar akoma më shumë duke bërë që qimet t’i dalin në pjesë të tjera të trupit, edhe në fytyrë.E si të mos mjaftonte kjo nëna e saj e tmerruar ka braktisur vajzën menjëherë pasi qimet filluan t’i shtoheshin, dhe tashmë ajo është nën kujdesin e babait dhe të gjyshërve.Babai i vajzës Zhao Henghui shprehet “Fillimisht doktorët menduan se vajza kishte një nishan, e më vjen shumë keq tek e shoh time bijë të vuajë kështu, jemi munduar të kursejmë por sërisht paratë nuk mjaftojnë dhe ajo ka nevojë urgjente për këtë ndërhyrje”.