63-vjeçari pretendon se është shëruar nga kanceri falë vajit e kanabisit
Mike Cutler, 63-vjeç, i diagnostikuar me kancer në vitn 2009 në mushkëri dhe pas një transplanti atij iu komunikua nga doktorët që sëmundja ishte zhdukur.Por fatkeqsisht në 2012 atij iu shfaqën sërisht simptomat e sëmundjes tek organi i ri dhe i dëshpëruar për të jetuar ai filloi të kërkonte në internet, ku zbuloi një video sipas së cilës përdorimi i vajit të kanabisit mund të kuronte sëmundjen.Ai pohon se vetëm tre ditë pas pas marrjes së drogës, dhimbjet e tij torturuese u zhduken dhe këtë e konfirmuan edhe doktorët e spitalit “Royal Free” se qelizat e tij kancerogjene ishin zhdukur.63-vjeçari shprehet “Fillova të përdorja kanabisin pasi pashë videon në internet dhe kur u vizitova e më thanë që nuk kam shenja të sëmundjes fillimisht u shokova”.Dhe pas kësaj ngjarje Mike Cutler ka mbjelluar kanabis në oborrin e shtëpisë së tij dhe tashmë ai ka filluar një fushatë që përdorimi i vajit të kanabisit të bëhet i ligjshëm për arsye mjeksore.Dr. Kat Arney, shkenctare për trajtimet ndaj kancerit, shprehet se “Shumë shkencëtarë kanë intensifikuar kërkimet mbi përdorimin e kanabisit si një kurë mjeksore, por ende nuk ka të dhëna të sakta se përdorimi i bimës së kanabisit mund të japë efekte positive tek të sëmurët më kancer”.