Bukuroshja e 'Miss Idaho' sfilon me shishen e insulinës në bikini
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2014, 09:29
20-vjeçarja Sierra Sandison, e cila vuan nga Tipi 1 i Diabetit, ka sfiluar në pasarelën e Miss Idaho-s me shishen e insulinës tek bikini i saj.Sierra Sandison e cila u kurorëzua si “Miss Idaho”, është diagnostikuar me diabet të Tipit 1 në Shkurt të vitit 2012, dhe u detyrua të mbante shishen e insulinës në bikini e saj për të normalizuar nivelin e sheqerit në gjak, i cili shënoi vlera të larta pak para se 20 vjeçarja të dilte në pasarelë, duke prekur të gjithë spektatorët për kurajon e saj.Pasi u zgjodh si ”Miss Idaho” Sierra sandison do të konkurojë në spektaklin “Miss Amerika” në Shtator 2014.