François Hollande do të martohet me Julie Gayet në 60 vjetorin e tij

Mediat franceze raportojnë se presidenti Fransua Hollonde po planifikon të martohet më të dashurën e tij Julie Gayet, në 12 Gusht 2014  pikërisht në ditën e 60-vjetorit të tij.Mesa duket presidenti beqar i Francës është lodhur nga thashethemet për jetën e tij private që pas ndarjes në janar të këtij viti,  nga e ish e dashura 49-vjeçarja Valeri Trierweiler.Edhe partia Socialiste shprehet se “Kemi tre muaj që dëgjojmë se Hollande do të bëjë publike marrdhënien e tij më Juliet pikërisht në datën 12 Gusht, ditën kur ata do martohen”.Presidenti i Francës François Hollande nuk ka shprehur asnjë interes më parë për martesë në jetën e tij, megjithatë ai ka katër fëmijë me ish të dashurën, ministren e Ekologjisë Segolene Royal.