Hollandezi që i shpëtoi dy herë vdekjes nga “mallkimi” i Malaysian Airlines

Maarten de Jonge, çiklist hollandez, është ndoshta një ndër personat më me fat në botë teksa ka ndërruar mendje në momentin e fundit për të mos u ngjitur në bordin e avionit të Malaysian Airlines, i cili u rrëzua në Ukrainë duke vrarë 295 pasagjerët në bord.Gjatë një interviste për një emision hollandez, çiklisti Maarten de Jonge, rrëfen se kishte planifikuar të ngjitej edhe në bordin e avionit të së njëjtës kompani, në 8 Mars  avion i cili u zhduk në mënyrë të mistershme mbi oqeanin Indian, por edhe atëherë ndërroi mëndje në momentin e fundit.