Modelja Morena Taraku pëson një aksident

Modelja shqiptare seksi Morena Taraku, ditën e djeshme ka pësuar një aksident ku mediat rozë spekuluan se gjendja e saj shëndetësore ishte shumë e rëndë.Por Morena ka reaguar sot në rrjetet sociale, duke akuzuar gazetarët dhe mediat për përcjelljen e lajmit në mënyrë jo korrekte.Me foton që ajo ka postuar shkruan: "Pashë që më me rëndësi ishte një lajm, se gjithë jeta ime (trillime, akuza, thashetheme) për një njeri që shpesh ka mbajt me krenari flamurin shqiptar nëpër botë. Si nuk ju vjen aspak turp, ende pa ditur a është jeta në rrezik vendosni tituj që s'kanë të bëjnë aspak me realitetin! (një aksident që mund t'i ndodh çdo kujt). Gazetarët nuk gjetën një copë letre brenda gjithë atyre vargjeve për të më uruar shërbim. Faleminderit shumë, falë zotit jam mirë i dua të gjithë ata që së paku janë lutur të jem gjallë”