Aktori James Garner ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

James Garner, ylli amerikan i serialeve më të shikuara “Rockfrod Files” dhe “Maverick”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.Sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles,  Garner ndërroi jetë në apartamentin e tij nga shkaqe natyrale dhe trupi i tij i është dorëzuar familjarëve, shkruan BBC.James Garner njihet më së shumti në rolin e Jim Rockford, hetues privat, ai ka fituar çmimin Emmy në vitin 1977, dhe ka korrur sukses në 122 episodet “show” gjatë viteve 1974 deri 1980, duke u kthyer në këto seriale në vitet 80’ ku luajti në tetë seriale “Rocking Files”.Një tjetër rol spikasim atë të Bret Maverick, në një komedi Perendimore.James Garner ishte i martuar me aktoren Lois Clarke në vitin 1975 dhe kanë një vajzë, Greta.