Ja cili është vesi më i keq që meshkujt urrejnë tek femrat

Xhelozia është vesi që burrat nuk ua durojnë dot partnereve të tyre. Për burrat rezulton e vështirë që të jetojnë një marrëdhënie të qetë nëse partnerja sheh gjithandej rivale dhe kontrollon çdo shikim të tijin, me frikën se mos ai e ka mendjen tek një grua tjetër.Ky është konkluzioni i një sondazhi që ka kryer një grup studiuesish mbi tre mijë burra, të cilëve u është kërkuar të klasifikojnë 10 defektet më të këqija femërore.Për 30% të të intervistuarve, xhelozia është absolutisht defekti më i madh femëror, ndërsa për 22% ishte akuza për futje hundësh. Ja defektet e tjera, sipas burrave, të klasifikuara nga 3 mijë të intervistuarit:Agresiviteti (6% e të intervistuarve mendojnë kështu), qaravitja e tepërt (5%) dhe qejfprishja (5%). Një përqindje më e ulët e burrave nuk e durojnë dot maninë ë femrave për blerje (3%), fiksimin për linja të përkryera (2%) dhe obsesionin ndaj rregullit (1%).Rivaliteti i tepruar mes grave ka rezultuar veçanërisht i papërtypshëm nga seksi i fortë, që në të vërtetë do të preferonte të shihte një bashkëpunim më të madh dhe një konfliktualitet më të vogël mes grave.Burrat kanë folur edhe për nevojën e një autonomie, pra nevojë për t'u ndier të lirë. 17% e meshkujve kanë deklaruar se e duan vëmendjen e të dashurave të tyre, por nuk duan që ato të jenë të përqendruara me tepri tek ata, aq sa t'u zënë frymën.Kur një burrë ndodhet i kufizuar në lirinë e vet, atëherë ai “ia mbath” prej saj: një gabim i shpeshtë i seksit të butë është ai i shndërrimit në “mama” për partnerin, duke këmbëngulur në këtë pozicion që të korrigjojnë defektet e tyre.