Kanye West në kopertinën e revistës "GQ"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Korrik 2014, 15:18
Kanye West, reperi i njohur i hip-hopit, ka pozuar për revistën “GQ”, dhe në intervistën për këtë revistë jep këshilla për mënyrën dhe stilin e veshjes.Në brendësi të kësaj reviste ai na tregon si të rritemi, si të shpëtojmë martesën, dhe si të vishemi si “zot”, me stil dhe të jemi origjinalë.Kanye konsiderohet, në botën e showbizz-it, si një ndër meshkujt që vishen më me stil. Ai është duke zhvilluar turin e tij “Yeezus” nëpër Europë, ndërsa bashkëshortja Kim nuk e ka ndjekur për shkak të xhirimeve të reality show-t “Keeping up with Kardashians”.