Babai gjen djalin pas 8 vitesh pasi u rrëmbye nga e ëma
Një baba është ribashkuar me djalin e tij pas 8 vitesh në aeroportin e Dallasit pasi në moshën 2 vjeçare djali ishte rrëmbyer nga nëna e tij në Indi.Dean Drees ka përjetuar një çast emocional kur ka përqafuar djalin Dreë tashmë 10 vjeçar, i cili është marrë nga nëna e tij që është po përballet me ligjin.Dreë ishte larguar nga Teksas në vitin 2006 nga nëna e tij indiane Padmashini Devi Drees.Çifti ishte ndarë pak kohë pas lindjes së djalit kur gruaja ka vendosur ta largojë atë nga SHBA për ta rritur në Indi.Por edhe pse burri ishte martuar dhe kishte fëmijë të tjerë ai kishte punësuar agjentë që të investigojnë për gjetjen e djalit të tij.Çështja ishte e hapur deri në momentin kur u bë ribashkimi babë-bir ndërsa gruaja indiane po gjykohet nga gjykatat amerikane./mv/oranewsonline/