Adoleshentja vret veten pas humbjes së Brazilit
Një adoleshente nga Nepali ka kryer vetvrasje pas humbjes së Brazilit 7 me 1 kundër Gjermanisë në ndeshjet e Botërorit, ka raportuar policia.Sipas burimeve vajza Pragya Thapa 15 vjeçe, të nesërmen në mëngjes është gjetur e vdekur në dhomën e saj e lidhur me një litar në fyt.Vajza e cila jetonte me familjen përpara së të kryente vetvrasjen ka diskutuar me miqtë e saj për humbjen e skuadrës së saj të zemrës dhe të nesërmen është gjetur e vdekur nga nëna e saj.Trupi i 15 vjeçares është dërguar në morg për ti bërë autopsinë dhe për të gjetur ndonjë shkak tjetër që mund ti ketë marrë jetën.Thapa e cila ishte një atlete sportive është tallur nga shokët për faktin se ajo ka mbështetur Brazilin edhe pas humbjes dhe mendohet se për këtë arsye vajza e gjendur në mënyrë depressive ka kryer këtë akt vetvrasës./mv/oranewsonline/