Sheh fotot nudo të nuses, burri i kërkon divorcin

Një burrë i sapomartuar është divorcuar nga gruaja e tij përpara së ata të konsumonin martesën pasi ish i dashuri i nuses i ka dërguar asaj disa foto kompromentuese në dasëm.Çifti kishte vetëm disa orë të martuar kur “bomba” ka ardhur në festën e tyre.Një buqetë me lule e cila kishte brenda fotot e vajzës së sapomartuar, kanë bërë që dhëndri të marrë këtë vendim pasi ka parë gruan e tij nudo.“Ishte shumë shokuese për jetën e tij dhe nuk mund të përballonte skandalin, prandaj dhëndri i kërkoi divorcin aq shpejt”- thotë një burim i cili kishte qënë në dasëm.Sipas disa personave të afërt, ish i dashuri i vajzës në fjalë, e kishte kërkuar atë, por ajo nuk kishte pranuar dhe e refuzoi atë duke i thënë se do martohej dhe do krijonte familje.Si hakmarrje djali kishte gjetur vendin ku do bëhej dasma dhe kishte dërguar fotot nudo të vajzës.Kjo dasëm e cila ishte një ceremoni me rregulla muslimane, rezultoi aq strikte sa për të pranishmit ndarja e menjëhershme e çiftit për arsye ndershmërie ishte diçka normale./mv/oranewsonline/