Vajza e vogël denoncon prindërit se mbillnin marijuanë në shtëpi
Një vajzë e vogël ka shkuar në rajonin e policisë dhe ka paditur prindërit e saj të cilët mbillnin plantacione droge.11 vjeçarja ka hyrë në rajonin e policisë në Barnesvillle në Minesota dhe u ka thënë policëve se prindërit e saj po mbillnin marijuanë në vazo të mëdha dhe ajo ishte rritur gati sa trupi i saj në një vend të fshehtë prapa shtëpisë së saj.Ajo ka thënë gjithashtu se ka kërkuar ndihmë sepse era e bimës narkotike po e sëmurte, dhe ishte e shqetësuar për shëndetin e qenit të saj nëse prindërit do i fusnin drogë në gojë.“Ajo ishte një vajzë guximtare, e zgjuar dhe e artikuluar. Ishte njësoj sit ë intervistoje një të rritur”- tha një oficer për Minnesota Star Tribune.Vajza kishte thënë se prindërit e pinin marijuanën në sytë e saj, dhe ata ia shisnin edhe njerëzve të tjerë kur vinin ta blinin.Pas disa kërkimeve në shtëpinë e prindërve të vajzës ata gjetën drogën dhe ata e pranuan se e konsumojnë si kurim të sëmundjes që kishin, ku gruaja vuante nga skleroza.Megjithatë vajza jeton prapë me prindërit, dhe është marrë në mbrojtje të punonjësve sociale nëse ajo ka ndonjë ankesë apo shqetësim nga prindërit e saj. /mv/oranewsonline/