Gruaja me kancer realizon dasmën e ëndrrave të saj
Alma Fragoso 31-vjeç, ka më shumë se dy vjet që lufton me kancerin dhe duke qënë se sëmundja ka avancuar së tepërmi doktorët nuk kanë dhënë shumë shpresë për jetën e saj.Por kjo nuk e ka penguar Almën të martohet më të dashurin e saj prej disa vitesh Juan Franco, duke realizuar ëndrrën e saj të vishej më fustanin e bardhë.Ajo shprehet se që nga momenti kur ajo u diagnostikua me kancer të avancuar nuk e mendonte se do ia arrinte kësaj dite dhe shprehet shumë e emocionuar që ëndrra e saj u bë realitet.Madje për këtë ka kontribuar “Shoqata e Kancerit” në Amerikë të cilët me bujari paguan dhe organizuan çdo gjë që nga fustani i bardhë, lulet apo edhe torta dhe shprehen “Jemi të lumtur që arritëm t’i kthenim buzëqeshjen Almës duke i dhuruar dasmën e ëndrrave të saj”.