Fearne Cotton martohet me kitaristin Jesse Wood
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2014, 20:18
Bukuroshja bionde Fearne Cotton ka lidhur kurorë më të fejuarin e saj kitaristin Jesse Wood, pikërisht këtë të premte.Ajo është fotografuar duke dalë nga hoteli “Ritz” në Londër e shoqëruar nga babai i saj.Prezantuesja e dashur e “BBC Radio 1” ka zgjedhur një fustan të bardhë të thjeshtë me të cilin Fearne dukej shumë elegante.Çifti i cili ka një djalë 2-vjeç, janë takuar për herë të parë në vitin 2011.