7-vjeçari mbledh fonde për operacionin e shokut të tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2014, 14:12
Quinn është vetëm 7-vjeç dhe ka hapur një faqe online për të mbledhur fonde për të ndihmuar në operacionin e shokut e tij që vuan nga paraliza cerebrale.Brayden Grozdanich është i sëmurë me paralizë cerebrale e cila i shkakton vështirësi në të ecur pasi muskujt janë të tendosur.Dhe për këtë shoku i tij Quinn Callander ka ndërmarrë një nismë për të mbledhur fonde që shoku i tij i ngushtë të kryejë këtë operacion delikat dhe të ketë një jetë si bashkëmoshatarët e tij.Në pak ditë jo vetëm që ka arritur të mbledhë fondin prej 20 mijë dollarësh por është tejkaluar dhe shoku i tij tashmë mund të kryejë ndërhyrjen kirurgjikalë më shpresën e një jetë më të mirë.