Gruaja braktis 3 fëmijët për tu martuar me të burgosurin
Një nënë angleze është duke u bërë gati për të lënë tre fëmijët e saj që të martohet me një të burgosur që ajo e ka njohur në një site online.Jennifer Butler 29 vjeçe do të shkojë në Teksas për tu martuar me Christopher Mosier 23 vjeç dhe do të lërë tre fëmijët në Angli me babain e tyre me të cilin është ndarë vite më parë.“shumë njerëz nuk përkrahin lidhjen time dhe më paragjykojnë që unë po marohem me një të burgosur. Por Christopher është një burrë i mrekullueshëm, ka bërë disa gabime në jetë por çdo njeri kërkon një shans të dytë në jetë”-ka thënë gruaja.Ata janë njohur nëpërmjet një site online, dhe pas disa chatimesh sëbashku kanë vendosur ta çojnë lidhjen në një hap tjetër.Djali Christopher është i dënuar për trafik droge dhe tentativë për vrasje. Por edhe pse në burg, çifti do martohet dhe në këtë mëyrë Jennifer i duhet të ikë në SHBA të kujdeset për burrin e ardhshëm.Tek ai më ka tërhequr ndershmëria dhe dashuria që ka treguar ndaj meje. Më ka thënë që është i lumtur që më ka mua në jetën e tij dhe kur më ka propozuar të martohemi unë nuk kam pasur dyshime por i kam thënë “Po”. Më dhemb që po i lë fëmijët vetëm, por ata janë të lumtur që mami i tyre është e lumtur. Më vonë pasi të sistemohem do i marr me vete në SHBA.Jam e bindur se Christopher do jetë një burrë i mirë dhe një baba shembullor për fëmijët e mi”- ka thënë Jennifer. /mv/oranewsonline/