Melanie Griffith një beqare e gëzuar ndërsa Antonio në krahët e Sharon Stone?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2014, 10:04
Në revistën “Grazia” ditën e enjte u publikua një artikull ku thuhej se Antonio Banderas po ngushëllohej në krahët e Sharon Stone pas ndarjes nga Melanie.Menjëherë pas publikimit të lajmit Sharon e ka mohuar këtë thashethem duke thënë se “jo vetëm Melanie por edhe Antonio janë miqtë e mi më të ngushtë prej më shumë se 20 vitesh dhe gjithashtu ata janë familja ime"Ndërsa Melanie Griffith, duket se nuk i ka bërë përshtypje ky lajm nga mediat rozë. Veshur sportive dhe një trup për t’u admiruar, ajo është fotografuar në një rrugë në Los Angeles, ku nuk i mungonte aksesori i saj më i çmuar, buzëqeshja.