Naomi Watts shkëlqen me të bardha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2014, 16:15
Naomi Watts, aktorja hollivudiane, ka marrë pjesë në mbrëmjen gala të bamirësisë “Happy Hearts Fund” në New York këtë të enjte.Dhe teksa është drejtuar drejt makinës ku e priste, u krijua një kaos në trafik pasi të gjithë ndaluan për të parë akoren e famshme Watts, e cila ka shkëlqyer në filmin kushtuar Lady Dianës në rolin e Princeshës së popullit.Ajo kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë duke guxuar më dekoltenë e saj duke e shoqëruar më një varëse në formë gjarpri.