Nuk tërhiqeni më nëse dërgoni shumë puthje në mesazhe

Kur mund ta kuptosh se lidhja jote nuk është më interesante? Në fakt ka disa arsye por ajo që studjuesit anglezë kanë tani në vëmendje është një zbulim i ri interesant.Jetojmë në kohën  e teknologjisë dhe komunikimi ndërmjet saj është baza kryesore. Shkëmbimi i mesazheve me anë të rrjeteve sociale, apo me programet e tjera Whatsapp, Viber, Tango etj, është mënyra më e shpeshtë e komunikimit ndërmjet çifteve.Por si mund të kuptojmë ftohjen e marrëdhënies me dikë që kë një lidhje nëpërmjet figurave apo simboleve në këto mesazhe?Një detaj i vogël është zbuluar nga studimi me 1,000 persona ku janë pyetur se si shkruajnë mesazhe kur tashmë nuk i tërheq më lidhja dhe mërziten.Më shumë se 80 përqind kanë rrëfyer se kur duan të heqin qafe partnerin aktual mesazhet e tyre përmbajnë simbole me puthje (xxxx) dhe që mund të ketë edhe  shprehjen e fashme LOL (të qeshësh me zë të lartë).Këto dy simbole janë bërë tashmë të rëndomtë dhe nuk kanë asnjë shprehje reale të ndjenjave, dhe për këtë arsye partneri jot nuk tërhiqet më nga ty./mv/oranewsonline/