Letizia Ortiz, mbretëresha e elegancës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2014, 17:16
Felipe VI është betuar në parlament si Mbreti i ri i Spanjës, teksa ishte i shoqëruar nga dy vogëlushet e tij si dhe bashkëshortja e cila pas betimit i dha një përqafim të ngrohtë bashkëshortit të saj.Ajo edhe këtë herë ka bërë një zgjedhje të goditur duke veshur një fustan të bardhë nga “Felipe Varela” i dekoruar me gurë të kuq e të verdhë, ngjyrat e flamurit spanjoll. Po kaq elegante dukeshin edhe princeshat e vogla Leonor dhe Sofia.Letizia gjithmonë në daljet publike është pikasur për stilin e saj të jashtëzakonshëm duke nxjerrë në pah bukurinë dhe trupin e saj elegant duke u vlerëzuar si mbretëresha e elegances.Po kaq elegante dukeshin edhe princeshat e vogla Leonor dhe Sofia.