Bleona: Krenare që jam shqiptare, Fansat i kujtojnë videon ku thotë se është amerikane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2014, 09:19
Këngëtarja shqiptare e cila jeton në Amerikë Bleona Qereti ka treguar këtë të enjte se është krenare për origjinën e saj shqiptare duke postuar në Facebook një foto në të cilën është e veshur me kuq e zi dhe me shqiponjën e flamurit tonë.“JUST A REMINDER.. #PROUD TO BE #ALBANIAN”-ka shkruar ajo.Por pasi bukuroshja ka postuar këtë foto, komentet e fansave janë paksa të ashpër teksa i kanë thënë asaj se ajo e ka mohuar origjinën e saj në videon e vitit 2011 ku Bleona merrte pjesë në BET awards 2011.Videoja tregon momentin kur prezantuesi e pyet Bleonën se si thuhet “Thank you” në shqip dhe këngëtarja refuzon ta thotë me justifikimin se tashmë ajo është amerikane.