Shkul nga trupi tatuazhin me emrin e të dashurit, ia dërgon me postë

Një vajzë 26-vjeçare pasi merr vesh që i dashuri i saj e tradhëtonte ka shkulur nga trupi tatuazhin me emrin e tij duke e hequr lëkurën me pinca dhe pasi e paketoi ia dërgoi të dashurit me postë.“E paketova mirë copën time të lëkurës, në mënyrë që të dukej si dhuratë, ia ndryshova dhe shkrimin që të mos dukej se ia kisha dërguar unë. Në fund të fundit është thjesht lëkurë dhe do të zëvëndësohet prapë” është shprehur Reynolds.