Tifozi mesazh për Ronaldon: ose fanellën ose gruan

Zakonisht tifozët i “përndjekin” futbollistët e famshëm për t’u marrë një autograf ose një foto por, kësaj radhe një tifoz portugez ka pasur një kërkesë interesante për Kristiano Ronaldon duke i kërkuar yllit të Real Madridit fanellën, ose një fëmijë me gruan e tij, Irina Shayk."Ronaldo, më jep fanellën tënde, ose më lejo që të bëj një fëmijë me Irinën", lexohet në posterin e mbajtur nga tifozi gjatë ndeshjes së mbrëmbshme, Gjermani-Portugali, që përfundoi me fitoren e kombëtares gjermane.