Gisele Bundchen zë vëndin e Kate Moss për fushatën reklamuese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2014, 22:34
Ylli i modelizmit, Gisele Bundchen, ka zëvëndësuar modelen e suksesshme Kate Moss për reklamën e markës së këpucëve Stuart Weitzman, vjeshtë-dimër 2014."Bukuroshja braziliane me fizikun e saj dhe lëkurën e bronztë personifikon fuqinë, bukurinë dhe rehatinë që femrat ndjejnë kur veshin këpucët e markës Stuart Weitzman” është shprehur një burim për DailyMail.Sipas revistës “Forbes” ajo është në top-listën e modeleve më të paguara në botë duke e shtuar pasurinë e saj me 42 milion $ në vit.