Të gëlltitësh peshk të gjallë si kurë kundër astmës
Me hundët e mbyllura dhe me sytë e përlotur, çdo vit mijëra indianë arrijnë të gëlltisin peshk të gjallë si një trajtim tradicional për të shëruar astmën.Të sëmurët nga astma mblidhen çdo vit në qershor në qytetin jugor të Hyderabad që të gëlltisin peshq të mbushur me një pastë të verdhë bimore, duke shpresuar se do ti ndihmojë ata të marrin frymë më lehtë.Kjo terapi e trashëguar nga familja Bathini Goud është një formulë sekrete e bimëve, e marrë vetëm nga brezat e kësaj familjeve.Kjo famlije nuk do të zbulojë formulën sekrete e cila pretendon se është marrë nga një shenjt hindu në vitin 1845.Kjo bimë eshtë futur në gojën e një sardeleje të gjallë, dhe duke kaluar në fytin e personit ku peshku i vogël mund të rrotulliset disa herë. /mv/oranewsonline/