Binjakët e rrallë që lindën me 24 ditë diferencë

Një çift i rrallë binjakësh kanë habitur opinionin publik në botë teksa kanë lindur me diferencën e 24 ditëve ndërmjet njëri-tjetrit.Nëna e binjakëve Lindalva Pinheiro da Silva ka folur më shumë për këtë ngjarje të jetës së saj duke thënë se e gjithë kjo ka qënë një mrekulli.Djali i saj i parë ka lindur në shkurt ndërsa i dyti në mars. Ajo thotë se është diçka e veçante që binjakët e saj i përkasin dy stinëve të ndryshme.Da Silva dhe burri i saj Ronaldo janë shumë të lumtur që të dy fëmijët e tyre janë mirë dhe po e marrin veten nën kujdesin e mjekëve.Gjatë lindjes së saj të parë, mjekët i kanë lënë placentën dhe kordën brenda trupit të gruas e cila kishte lindje të parakohshme.Pasi doktorët e kishin pyetur nënën se cilin fëmijë do donte të mbante, ajo thotë se kishte kaluar në një gjendje shoku duke treguar frikën dhe pasigurinë e saj.Por fatmirësisht doktorët kanë shpëtuar të dy foshnjat duke i shndërruar ata në binjakë me fat./mv/oranewsonline/