Hillary Clinton promovon librin e ri “Hard Choises”
Ish-Zonja e Parë dhe ish-sekretarja e shtetit Amerikan po promovon librin e saj të ri “Hard Choises” një libër në të cilin ajo përcjell kujtimet në kohën kur shërbente në administratën e Obamës, për vendimet e vështira apo rekomandime të ndryshmë për politikën e jashtme, të cilat shpesh herë kritikoheshin nga Obama.Gjatë një interviste me Diane Sawyer, kjo e fundit e pyeti për Monika Levinskin që vazhdon të mbetet pjesë e lajmeve dhe Clinton i përgjigjet “Unë e shoh si një qytetarë amerikane që ka lirinë të shprehë veten e saj si të dojë, nuk kam kohë të mendoj për të, i uroj gjithë të mirat”Na lë të kuptojmë që e ka hedhur pas krahëve tradhëtinë e bashkëshortit Bill me Monikën, duke u shprehur se jetojnë në harmoni të plotë, madje janë dhe shumë të lumtur pasi presin të bëhen gjyshër për herë të parë.