Perëndeshat e vërteta në Nepal
Edhe pse në disa tradita perëndeshat ekzistojnë vetëm në fushën shpirtërore, në Nepal ata janë të gjalla dhe marin frymë.Në Nepal Perëndeshat janë vajza të vogla të përzgjedhura që në lindje dhe njihen si “Kumaris” mishërimi I Perëndeshës Hindu të Fuqisë, Kali.Këtyre vajzave Kumari(në Nepal Virgjëreshë), nga momenti i përzgjedhjes iu ndryshon jeta totalisht, pasi ato lënë shtëpinë dhe duhet të jetojnë të fshehura në tempuj dhe dalin vetëm në raste festash si subjekte adhurimi. Ato konsiderohen shumë të shenjta saqë nuk ecin asnjëherë, por mbahen nga të tjerët.E gjithë kjo zgjat derisa këto vajza të arrijnë moshën e pubertetit duke iu rikthyer normalitetit.Një nga vajzat ish-Kumari shprehet “Ishte e vështirë të përshtatesha më jetën e re, madje kisha vështirësi edhe në të ecur pasi gjithmonë më kanë mbajtur të tjerët. Bota jashtë ishte një sfidë e vërtetë”