Selanik, parada ndërkombëtare nudo e çiklistëve

Është vit i shtatë rradhazi i paradës ndërkombëtarë të çiklistëve të zhveshur, të cilët protestojnë në mënyrë simbolike për ndotjen e ambjentit nga lëvizja e makinave.Shumë të rinj jo vetëm nga Greqia por edhe nga bota, janë mbledhur para bashkisë së Selanikut, kanë hequr rrobat dhe mbi trupat e tyre kanë shkruar parrulla që qytetarët në mbarë botën të përdorin më pak makina e më shumë biçikleta duke mbrojtur në këtë mënyrë ambientin si dhe duke qënë një mënyrë transporti më pak e rrezikshme për jetën tonë.Për herë të parë kjo lëvizje e çiklistëve është zhvilluar në Kanada, dhe përsëritet çdo vit në 37 shtete të botës. Këtë vit u mbajt në Selanik pasi ky I fundit është shpallur si kryeqyteti i të rinjve për vitin 2014.