Princi dhe princesha e Monakos në pritje të fëmijës së parë

Për princin e Monakos Alberti i II dhe bashkëshorten  e tij Charlene më në fund vjen një lajm i gëzuar, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ky lajm vjen nga pallati mbretëror i Monakos.Princesha është shtatzënë në muajin e saj të tretë dhe fëmija pritet të lindë në fund të këtij viti.36 vjeçarja ish-notare nga Afrika e Jugut, u martua me 56-vjeçarin Albertin e II në korrik të vitit 2011.