Femrat duan të ngelin shtatzënë, kur shohin se shoqet e gjimnazit janë bërë nëna

Një studim ka treguar se femrat duan të ngelin shtatzënë pasi ato marrin vesh se shoqet e tyre nga shkolla e mesme janë bërë nëna.Nicoletta Balbo, një studiuse në universitetin e Bocconi në Itali, thotë se kjo dëshirë vjen në interval të ndryshme intensiteti. Kur një shoqe e gjimnazit lind direkt pasi mbaron shkollën atëherë kjo nuk është aq e dukshme, por pas dy vjetësh kur këta fëmijë të shoqeve rriten atëherë dëshira e vajzave në fjalë vjen duke u shtuar."Në përgjithësi, ky hulumtim tregon se vendimet e fertilitetit janë të ndikuar jo vetëm nga karakteristikat individuale dhe preferencat, por edhe nga rrjeti social në të cilin individët janë të ekspozuar."Përveç kësaj, ajo tregon se miqtë e shkollës së mesme mund të ndikojnë në jetën tonë edhe pas diplomimit."Balbo thotë se "Ne e dimë se miqtë ndikojnë tek njëri-tjetri në shumë sjellje, të tilla si pirja e duhanit, pijeve alkoolike , dhe se sa ne i ushtrojmë."Hulumtuesit shikuan vetëm ndikimin e shoqeve në shkollë të mesme për lindjen e fëmijës të parë dhe nga kjo doli se një shkak shumë i rëndësishëm për një planifikim të tillë është duke marrë shembull nga shoqëria./mv/oranewsonline/