Vajza që humbi mbi 40 kg për tu bërë Miss Teksas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2014, 08:22
Një adoleshente obeze ka treguar historinë e saj se si ka humbur peshë për tu bërë tashmë fituese e çmimit të parë si Miss Teksas.Keli Kryfko 23 vjeçe peshonte më shumë se 92 kilogramë në shkollë të mesme kur ajo ishte vetëm 14 vjeç dhe kishte masën e veshjeve 24.Por ajo më vonë vendosi të dobësohej duke bërë një dietë drastike me soda dhe duke hequr dorë nga ushqimet e shpejta dhe të thata.Keli thotë se e thërrisnin e shëndoshtë dhe epitete të shëmtuara. Që nga ajo kohë adoleshentja vendosi të dobësohej duke u bërë tashmë një vajzë me trup të bukur dhe për më tepër Miss Teksas./mv/oranewsonline/