Fenomeni “selfie” pushton rrjetet sociale, 6.3 milion postime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2014, 13:28
Sipas statistikave të kryera kohët e fundit mbi postimet sociale , rezulton se janë bërë 6.3 milion postime të fotove “selfie” në Twitter, Facebook, Instagram dhe rrjete të tjera sociale .Fjala “selfie”, hyri për herë të parë në fjalorin Amerikan , në vitin 2013 , si shumë fjalë të tjera teknologjike që kanë lidhje me rrjetet sociale, ose e përkthyer në shqip “fotografia që i bëjmë vetes me telefon”.Londra është cilësuar si qyteti ku janë bërë më shumë foto “selfie”, ndërsa vendi me sfondin më të bukur dhë të përshtatshëm për “selfie” është Colosseu në qytetin e Romës, në Itali. Qyteti i dytë që shquhet për sfondin e duhur për foto “selfie” është New-Yourku , duke u ndjekur më pas nga qytete të tjera si Amsterdam , Paris, Berlin ,etj.