E mbijetuara nga kanceri shkon në altar pa flokë "Ndihesha më e bukur se kurrë"

Një nuse ka vendosur të shkojë në altar për tu martuar pa flokët e saj të bukur pasi u diagnostikua me kancer dhe kimioteria që ajo ndoqi e la atë pa flokë.Shannon Jones zbuloi se vuante nga një lloj kanceri Hodgkin dhe këtë e mori vesh katër muaj para se të martohej me të dashurin e saj Jeff O'Hara.28 vjeçarja u bind që nuk do vendoste asnjë paruke apo lloj flokësh artificial, por do shkonte në altarin e shenjtë natyrale.E veshur me të bardha dhe me një vello të qënditur në kokë ajo thotë se ditën e dasmës ndihej më e bukur se kurrë.Kjo vajzë guximtare, e mbijetuar nga kanceri tani po e merr veten, dhe flokët e saj tashmë janë rritur. Ajo thotë se tani ka filluar të ndihet si njeri normal./mv/oranewsonline/