Shakira konkurencë të hapur Pitbull dhe JLo, nxjerr këngën e Kupës së Botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2014, 14:19
Shakira lancon këngën e saj La La La (Brazil 2014) për të bërë hitin e Kupës së Botës që do të mbahet në Brazil.Pak ditë më parë doli dhe kënga zyrtare e këtij botërori, bashkëpunimi mes Pitbull dhe Jennifer Lopez me këngën “We are one”.Por siç duket edhe këtë herë Shakira do ua marrë ekskluzivitetin, duke qënë se edhe para katër vitesh, në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikë, Shakira hapi këtë ngjarje të rëndësishme me këngën “Waka, Waka”.Në videon e saj është përfshirë edhe burri i këngëtares, futbollisti i Barcelonës Pique, por edhe Messi, Neymar dhe futbollistë të tjerë.Si detaj të bukur Shakira ka treguar në video edhe djalin e saj të vogël Milan.