Producenti propozon për martesë të dashurën, John Travolta dhe Kelly Preston japin miratim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2014, 10:48
Mbrëmja gala e amfAR është një ndër evenimentet më të rëndësishme të Kanës dhe si e tillë ka edhe surprizat e saj.Një burrë, producenti Oscar Generale ka vendosur ti propozojë për martesë të dashurës së tij, modeles Denny Denny Méndez në sy të çiftit të famshëm Hollivudian John Travolta dhe gruas së tij Kelly Preston.Për fatin e mirë të Oscar-it vajza e tij e bukur u impresionou dhe pranoi të thoshte “Po”.Çifti hollivudian përgëzuan të rinjtë e sapofejuar duke ndarë me ta të qeshura dhe urime./mv/oranewsonline/