Genta Ismajli dhe Ardian Bujupi vijnë me suksesin "Feel"

Genta Ismaili, Ardian Bujupi dhe Dj Dalool kanë prezantuar tashmë klipin e këngës ‘’Feel’’. Këngëtarja e njohur ka thënë se ideja ka qenë e Dj Dalool, për këtë bashkëpunim i cili deri tani është klikuar në Youtubë më shumë se 100.000 herë. Genta ka shtuar se shpreson që ‘’Feel’’ do të jete hiti i verës si shumë hite të saj. Sipas këngëtares, kënga është më ndryshe dhe diçka e re për tregun muzikor.‘’Feel’’ është punuar nga Dalool dhe Avaxus dhe skenat e klipit janë realizuar në qytete të ndryshme, por më së shumti në qytetet më të bukura të Kosovës.Ardian Bujupi dhe Genta kanë thënë se bashkëpunimi i tyre ka ardhur sepse të dy e vlerësojnë njëri-tjetrin si këngëtarë dhe kolegë./mv/oranewsonline/