Richard Gere endacak në xhirime, askush s'e njeh, i falin lëmoshë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2014, 13:22
Këtë herë pamja e një burri joshës nuk e ndihmon. Por i parë kështu duket si një i pastrehë. Me pantallona të vjetra, mjekër dhe një kapuc prej leshi kërkon nëpër kazanë mbeturinash në tentativën për të gjetur diçka të hajë.Kjo pamje tërheq vëmendjen e një kalimtareje e cila me dhembshuri ndalon dhe i jep një qese me ushqim. Kjo ka ndodhur sot paradite në Nju Jork në stacionin qendror të Manhatanit. Askush nuk ka arritur të njohë aktorin e madh Richard Gere i cili aktualisht është protagonist në filmin "Time Out of Mind" ku luan rolin e një leckamani.