Taulant Balla dhe Xhemi Shehu në Spanjë për të parë Real-Bajern

Madrid- Deputeti socialist Taulant Balla dhe prezantuesja e njohur Xhemi Shehu kanë qenë mbrëmë në në stadiumin "Santiago Bernabeu" së bashku me bashkëshortët e tyre për të ndjekur gjysmëfinalen e djeshme e "Champions League".Fotografia është publikuar nga gazeta kryesore sportive në Spanjë "Marca".Si për ironi pak ditë më parë deputeti i PS-së Pandeli Majko ngriti një pyetjen se ku i gjejnë paratë disa zyrtarë të cilët shkojnë në Gjermani për të parë Bajernin.“Me këto rroga, ku i gjejnë paratë që shohin Bajernin?" ngriti pyetjen Pandeli Majko në mbledhjen e komisionit të ligjeve të datës 18 prill duke sjellë si shembull episodin kur ai së bashku me disa deputetë kishin udhëtuar për në Mynih me disa gjyqtarë të cilët po shkonin për të parë ndeshjen me Bajernin.Xhemi Shehu, bukuroshja në fotogaleriBukuroshja e ekranit shqiptar Xhemi Shehu dhe deputeti janë bërë pjesë e fotogalerisë së sitit spanjoll Marca.com që paraqiste fotot e ndeshjes së mbrëmshme Real Madrid- B. Munich.Një tifoze e zjarrtë e Realit dhe e veshur me rrobat e skuadrës së saj, Xhemi po ndiqte ndeshjen nga stadiumi i  Santiago Bernabéu në momentin kur është fotografuar.Përveç se duhet të jetë e kënaqur që bukuria e saj u vlerësua dhe nga mediat spanjolle, udhëtimi i bukuroshes ia ka vlejtur për faktin se Real Madrit fitoi mbrëmë 1 me 0 me Bayern Munich.xhemi marcamarca2