Avril Lavigne rikthehet me "Hello Kitty"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2014, 14:39
Avril Lavigne është rikthyer pas në vite me videon e saj më të re “Hello Kitty”.E veshur me rozë dhe më aksesorë si të një adoleshenteje ajo ngjante si në fillimet e saj kur ishte vetëm 16 vjeç. Videoklipi është i përbërë nga pjesë me ëmbëlsira të mëdha dhe me vajza të reja që kërcejnë bashkë me Lavigne.29 vjeçarja e cila është e lidhur me këngëtarin e grupit “Nickelback” Chad Kroger, është përfolur shumë kohët e fundit për faktin se ajo duket shumë e re për moshën e saj dhe kjo falë look-ut dhe tipareve të imëta që ka.


