Rita Ora ngjyros fustanin e saj duke performuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Prill 2014, 15:25
Rita Ora ka bërë një performancë ndryshe të hënën në emisionin “The Tonight Show With Jimmy Fallon”.E shfaqur me një fustan të bardhë në fillim të performancës ajo e shndërron atë më vonë në një fustan me shumë ngjyra.Në skenë ka ardhur artisti Thierry Guetta dhe e ka lyer fustanin e saj me bojë shumëngjyrësh dhe këngëtarja 23 vjeçare e ka ndjekur këtë gjest duke u përfshirë në rolin e saj performues.

