Vajza britanike nënë në moshën 12 vjeçe, Babai: Jam krenar për të
Një vajzë 12 vjeçare dhe i dashuri i saj 13 vjeçar janë bërë prindërit më të rinj të Britanisë të dielen e kaluar duke sjellë në jetë një fëmijë, një vajzë të vogël të shëndetshme.Vajza ishte vetëm 11 vjeç kur ajo ngeli shtatzënë me të dashurin e saj, dhe tani besohet të jetë zyrtarisht nëna më e re e Britanisë.Për këtë ngjarje ka folur babai i vajzës 12 vjeçare, i cili besohet të jetë dhe ai gjyshi më i ri i vitit, për arsye se mosha e tij është 27 vjeç.Ne nuk mund ta ruajmë atë gjatë gjithë kohës, dhe gjatë gjithë jetës së saj. Ajo shkon në shkollë, del shëtitje dhe ata të dy kanë kaluar kohë sëbashku. Ne nuk mund ta ndalojmë këtë. Nuk mund të kontrollohet fëmija 24 orë në ditë. Kjo është e pamundur. Kjo është një pakujdesi e të dy fëmijëve por edhe e jona gjithashtu. Megjithatë kjo ka ndodhur dhe ne jemi krenar për atë çfarë kemi tani”-ka thënë babai i vajzës.
![[2GM - 4] SUN/PAGES/NEWS... 16/04/14](http://www.oranews.tv/wp-content/uploads/2014/04/femija2.jpg)