Itali, anulohet varrimi i nazistit, përleshje mes kundërshtarëve

Ceremonia e varrimit të ish-oficerit nazist, Erih Priebke, që ndërroi jetë në moshën 100-vjeçare në Romë, javën e kaluar, u anulua, pasi protestuesit rrethuan makinën ku ndodhej arkivoli i tij.Më shumë se 500 njerëz në qytetin e Albano Laziale thërrisnin vrasës dhe ekzekutor dhe u përleshën me simpatizantë nazistë, teksa arkivoli i tij kaloi.Ish-oficeri gjerman , i cili u burgos për jetë në vitin 1998 për vrasjen e më shumë se 300 civilëve, vdiq nën arrest shtëpiak javën e kaluar.Vdekja e tij çoi në debate të ashpra mbi çfarë do të bëhej me trupin e tij.Arsyeja e saktë për të ndalur ceremoninë është e paqartë, edhe pse avokati i Priebke, Paolo Giachini, tha se ai ishte ndaluar për shkak se autoritetet kishin penguar hyrjen e miqve dhe familjes. Ai vdiq të moshën 100-vjeçare dhe asnjëherë nuk kishte kërkuar falje për veprimet e tij.Vatikani kishte lëshuar një ndalim të paparë për mbajtjen e varrimit në çdo kishë katolike në Romë. Argjentina, ku ai jetoi për 50 vjet përpara se të esktradohej në Itali, refuzoi ta merrte trupin.