(VIDEO) Xheneta e mbyll kapitullin me Loredanën/ Gjesti shkaktoi përplasjen mes dy ish-mikeshave
Raportet mes Xheneta Fetahut dhe Loredana Bratit duket se kanë marrë fund për shkak të një historie të lidhur me Gjestin.
Ish-banorja e Big Brother VIP ka treguar në një intervistë për emisionin “Prive me Liberta Spahiun” se miqësia me Loredanën është tashmë një kapitull i mbyllur.
E pyetur nëse marrëdhënia me Loredanën ka përfunduar, Xheneta u përgjigj:
“Me Loredanën kapitull i mbyllur”.
Ajo deklaroi se tema ishte hapur nga vetë Loredana dhe se nuk dëshironte të shpikte apo të krijonte histori, duke pretenduar se kishte parë mesazhe që lidhen me Gjestin.
“Patjetër që po, atë temë e ka nisur vetë ajo edhe ta përfundon. Nuk bëj gjëra e as nuk shpik. Është një gjë që më ka treguar vetë, më ka treguar mesazhet, personat e afërt i kanë parë ato mesazhe”, u shpreh Xheneta.
Ajo shtoi se secili ka të drejtë të zgjedhë jetën e tij, por sipas saj nuk ishte e drejtë që disa gjëra të mbaheshin të fshehta.
“Patjetër kanë lirinë e botës të bëhen bashkë, të bëjnë edhe fëmijë sot, por jo të dalin nga shtëpia ime. Nuk besoj se është e duhura me ngrënë në tavolinë dhe të bëj gjëra fshehur”, deklaroi ajo.
Xheneta dhe Loredana më herët kishin qenë mikesha të afërta, por tashmë marrëdhënia mes tyre është prishur.
Ndërkohë, Loredana ka dhënë një tjetër version të kësaj historie, duke mohuar se ka pasur ndonjë raport me Gjestin.


