Elijona Binakaj ndan FOTON e rrallë dhe shpreh mallin për motrën e ndjerë: Do të mbaj në zemrën time!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, ka kujtuar motrën e saj të ndjerë, Erlindën, në përvjetorin e ditëlindjes së saj.

Në një postim në InstaStory, ajo ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta kujtimesh, duke publikuar një fotografi bardh e zi ku shfaqet krah motrës së saj.

Postimin e ka shoqëruar me një dedikim të thjeshtë, por prekës ku shpreh mallin dhe dhimbjen e madhe për humbjen e saj.

“Deri sa të takohemi përsëri, do të të mbaj në zemrën time. Gëzuar ditëlindjen në parajsë Lindushe,” shkruan ajo në postim.

Në korrik të vitit 2021, nëna dhe motra e Elijonës humbën jetën në aksidentin tragjik me autobus në Kroaci.

Elijona Binakaj ndan FOTON e rrallë dhe shpreh mallin për motrën