Rama nuk tërhiqet për Sazanin: Projekti 1.6 miliardë dollarësh me Jared Kushner vazhdon pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se negociatat për projektin turistik prej 1.6 miliardë dollarësh të mbështetur nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump në ishullin e Sazanit vijojnë, pavarësisht protestave dhe kritikave për konflikt interesi.

Ndërkohë që protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij nga qeveria, Rama në një intervistë për MSNOW, i cilësoi kundërshtimet si “budallallëqe ideologjike”, duke theksuar se bisedimet për projektin kishin nisur përpara rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ai mohoi çdo lidhje të investimit me qeverinë amerikane dhe argumentoi se projekti do të sjellë zhvillim ekonomik dhe të ardhura për Shqipërinë.

“Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu dhe filluam të punojmë së bashku, nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai, duke iu referuar betejave ligjore të Donald Trump përpara zgjedhjeve të vitit 2024.

Rama theksoi se marrëveshja përfshinte edhe palë të tjera përveç firmës së Kushnerit. Ai tha se “ekipi i jashtëzakonshëm i investitorëve “nuk po vinte në Shqipëri për të shkatërruar, për të ndërtuar” dhe sugjeroi se vendi i tij po përdorej si një gur shahu për të sulmuar administratën Trump.

“Mos eja këtu për t’u grindur me Trumpin. Nuk është grindja jote”, tha ai. “Doni që unë të besoj se papritmas mediat amerikane, ndikuesit amerikanë, bota amerikane po interesohen për disa flamingo në Shqipëri?”, u shpreh Rama gjatë intervistës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MS NOW (@msnownews)