“Berisha në burg” - Kryedemokrati: Asnjë impresion nga ato slogane. Dirigjentët, vegël e qeverisë

Kryedemokrati Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra drejtuar individëve që fshihen pas sloganeve kundër lëvizjes aktuale politike që po zhvillohet prej dy javësh.

Ndonëse theksoi se është e drejtë e padiskutueshme e qytetarëve për të shprehur lirshëm bindjet e tyre, Berisha do t’i drejtohej ature që sipas tij dirigjojnë dhe përpiqen të manipulojnë turmat.

Organizatorët e këtyre sloganeve u etiketuan publikisht nga kryedemokrati si mjeranë, duke u akuzuar se po sillen si një opozitë e opozitës dhe si një vegël e pastër e qeverisë.

Përmes një gjuhe të fortë dhe metaforike, u kërkua nga mbështetësit që të injorojnë çdo provokim dhe të mos lejojnë që "gjethet të pengojnë pamjen e trungut të mrekullueshëm".