Sali Berisha në promovimin e librit për Pinuccio Tatarella/ Kryedemokrati: Gjenialiteti reformues i tij ndihmoi në krijimin e një të djathte fituese

Kreu i PD-së Sali Berisha mori pjesë në promovimin e një libri të kushtuar politikanit italian Pinuccio Tatarella, ku foli për figurën e tij dhe për ish-kryeministrin Silvio Berlusconi.

Berisha u ndal te vendimi i autoriteteve italiane për të emërtuar aeroportin e Milanos “Malpensa” me emrin e Silvio Berlusconit. Ai e cilësoi këtë si një vlerësim për ish-kryeministrin italian dhe mbështetësit e tij.

Gjatë fjalës së tij, Berisha foli edhe për rolin e Pinuccio Tatarellës në politikën italiane, duke e përshkruar si një nga figurat kryesore në transformimin e së djathtës në Itali.

Ai përmendi krijimin e “Alleanza Nazionale” dhe bashkëpunimin me forca të tjera të qendrës së djathtë.

Berisha u ndal gjithashtu te ndikimi i kësaj politike në Parlamentin Europian, duke kujtuar bashkëpunimet mes përfaqësuesve italianë dhe Partisë Popullore Europiane.

Në fund, ai shprehu respekt për figurat e politikës italiane që sipas tij kanë lënë gjurmë në zhvillimet politike në Itali dhe Europë.