Publikohen FORMACIONET e Shqipërisë dhe Izraelit, kuqezinjtë kërkojnë sinjale pozitive në “Air Albania

Kombëtarja shqiptare është gati të hapë një kapitull të ri mbrëmjen e sotme, teksa do të përballet me Izraelin në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në orën 20:00.

Nderkaq jane publikuar dhe formacionet e dy skuadrave

Publikohen FORMACIONET e Shqipërisë dhe Izraelit, kuqezinjtë

Sfida shënon debutimin e trajnerit Rolando Maran në stolin kuqezi dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të parë idetë e para të teknikut italian në drejtimin e ekipit kombëtar.

Pas disa ditësh përgatitjesh intensive, Shqipëria e mbylli programin stërvitor me një seancë të fundit ku stafi teknik pati pothuajse të gjithë grupin në dispozicion. E vetmja pikëpyetje mbetet gjendja e Myrto Uzunit, i cili është prekur nga një virozë dhe do të vlerësohet deri në momentet e fundit përpara ndeshjes.

Një nga risitë që pritet të sjellë Maran në formacion është aktivizimi i Luis Hasës, i cili mund të marrë një rol të rëndësishëm në repartin ofensiv, duke vepruar pas sulmuesit kryesor dhe duke shërbyer si lidhja mes mesfushës dhe sulmit.

Publikohen FORMACIONET e Shqipërisë dhe Izraelit, kuqezinjtë

Në kampin kuqezi atmosfera para ndeshjes është pozitive, ndërsa trajneri italian synon të shfrytëzojë këtë test për të eksperimentuar me skema të ndryshme dhe për të vlerësuar më nga afër potencialin e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për sfidat e ardhshme.

Përballja me Izraelin ka edhe një histori të veçantë statistikore. Dy kombëtaret do të ndeshen për herë të shtatë, por për herë të parë në një takim miqësor. Në gjashtë përballjet e mëparshme, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës dhe Ligën e Kombeve, Shqipëria ka regjistruar dy fitore dhe katër humbje.